Juventusi transferon Zazan për 18 milionë euro

Sporti

Juventusi transferon Zazan për 18 milionë euro

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 18:33

Skuadra e Juventusit e ka blerë edhe zyrtarisht Simone Zazan nga Sassuolo për një shumë rreth 18 milionë euro.

Mediat italiane patën raportuar tash e një kohë të gjatë se Zaza është në radarin e Kampionit të Italisë, ndërsa sot është zyrtarizuar transferimi i tij nga të dyja klubet.

Juventusi e ka konfirmuar lajmin përmes një komunikate, ku kanë raportuar se do t’i paguajnë 18 milionë të shpërndara në tri vite për sulmuesin italian.

24-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Zonjën e Vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat