Tony Martin fiton etapën, vishet verdhë dhe kryeson

Sporti

Tony Martin fiton etapën, vishet verdhë dhe kryeson

Nga: Fazli BERISHA Më: 7 korrik 2015 Në ora: 18:22

Çiklizëm Tour de France- edicioni i 102-të-etapa e 4-të
Kjo është etapa më e gjatë e këtij edicioni dhe çiklistët kanë pasur një sprovë të madhe dhe me një rrezik edhe për faktin se një pjesë e shtegut është i shtruar me kubëza. Etapën e 4-të në shtegun Seraing-Cambrai e gjatë 223.5 kilometra, gati të gjithë favoritët ishin në frontin e parë të pelotonit, ndërsa Nibali fitues nga edicioni i kaluar, ka thënë për media se sërish do t’i bëjë italianët të qeshin duke aluduar në fitore edhe në këtë edicion. Me gjithë kryesimin që pati Christopher Froome në këtë etapë, ishte Tony Martin ai që u shkëputje të lehtë por me shpejtësi kaloi në epërsi duke fituar kështu etapën e 4-t me kohën prej 05h28’58” dhe me këtë mori edhe kryesimin.

Duke lënë në vendin e dytë Froome dhe duke ja rrëmbyer fanellën e verdhë. Vetëm një ditë e barti Chris Froome fanellën e verdhë, të cilën tash e bartë Tony Martin me kohë të përgjithshme prej 12h 40'26'', 'ndërsa Andre Greipel edhe më tutje mbanë fanellën e gjelbër me 84 pikë. Fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë tash Peter Sagan prej 07h 12' 08''. E fanellën e bardhë me pika të kuqe si maloristi i më i mirë do ta bartë spanjolli Joachim O. Rodriguez Ndërkaq fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv e bartë fituesi i vietit të kaluar të Turit Vicenzo Nibali.

Çiklistët të mërkurën vazhdojnë garën për etapën e 5-të në shtegun Arras Communauté Urbaine-Amiens Métropole 189.5 kilometra. Nisja bëhet nga qyteti Arras Communauté Urbaine me 45 mijë banorë. Një qytet i madh e mesjetar, i cili ka mirëpritur mijëra tregtarë, sot një pjesë e tij është Trashëgimi Botërore të UNESCO-s. Në ditët e sotme, i famshëm për rok dhe pop artistë. Ka një ekonomi që merret me, porcelan, djathë, qymyr, çokollatë. Sportet më njohura janë basketbolli i femrave dhe një Rugby Club d'Arras. Shumë festivale ndër ta edhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit.

Garën çiklistët e përfundojnë në qytetin Amiens Metropole, me 133 mijë banorë e Turi për herë të fundit ishte më 2004 e ku triumfoi francezi Thomas Voeckler. Me një ekonomi të zhvilluar sidomos të automjeteve, agro-industri dhe ushqimore, energji. Me sport njihet me klubin e futbollit Amiens Sporting Club, klub të Hockey Amiens Somme , me atë të notit dhe njihet për shumë festivale.

Renditja e etapës së 4-të
1. Tony Martin (GER) Etixx-Quick Step 05h28'58''
2. John Degenkolb (GER) Giant-Alpecin 05h29'01''
3. Peter Sagan (SVK) Tinkoff-Saxo 05h29'01''
4. Greg Van Avermaet (BEL) BMC Racing 05h29'01''
5. Edvald H.Boasson (NOR) MTN-Qhubeka 05h29'01''
6. Nacer Bouhanni (FRA) Cofidis 05h29'01''
7. Jacopo Guarnieri (ITA) Katusha 05h29'01''
8. Tony Gallopin (FRA) Lotto-Soudal 05h29'01''
9. Zdenek Stybar (CZE) Etixx-Quick Step 05h29'01''
10.Bryan Coquard (FRA) Europcar 05h29'01''
Renditja e përgjithshme
1. Tony Martin (GER) Etixx-Quick Step 12h 40'26''
2. Christopher Froome (GBR) Team Sky 12h 40'38''
3. Tejay Van Garderen (USA) BMC Racing 12h 40'51''
4. Tony Gallopin (FRA) Lotto-Soudal 12h 41'04''
5. Peter Sagan (SVK) Tinkoff-Saxo 12h 41'05''
6. Greg Van Avermaet (BEL) BMC Racing 12h 41'06''
7. Rigoberto Uran Uran (COL) Etixx-Quick 12h 41'12''
8. Alberto Contador (ESO) Tinkoff-Saxo 12h 41'14''
9. Geraint Thomas (GBR) Team Sky 12h 41'41''
10.Zdenek Stybar (CZE) Etixx-Quick Step 12h 41'42''

Renditja ekipore
1. BMC Racing Team (USA) 38h 02' 55''
2. Etixx-Quick Step (BEL) 38h 03' 19''
3. Tinkoff-Saxo (RUS) 38h 04' 39''
4. Team Sky (GBR) 38h 05' 26''
5. Team Giant-Alpecin (GBR) 38h 08' 38''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat