Peci: Ka qenë një ndeshje më e fortë se me Gjibraltarin!

Sporti

Peci: Ka qenë një ndeshje më e fortë se me Gjibraltarin!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:54

Basketbollistët e kombëtares së Kosovës U-16 triumfuan me rezultat bindës 96:56 ndaj Monacos U-16, në ndeshjen e dytë të Divizionit C të grupit B të Kampionatit Evropian U-16 që po mbahet në San Marino. Basketbollisti Etnik Peci ka qenë më efikasi, duke realizuar 16 pikë, i cili është i ngazëllyer me fitoren e dytë radhazi dhe për lojërat e mira që po bëjnë në këtë ngjarje të madhe.

“Ka qenë një ndeshje më e fortë se kundër Gjibraltarit dhe kjo është normale, sepse tani secila ndeshje do të jetë më e vështirë. Në fillim të ndeshjes nuk luajtëm mirë, bëmë gabime por me pas u përmirësuam dhe dalëngadalë e kapëm ritmin e lojës dhe i realizuam të gjitha ato detyra që jemi marr vesh me trajnerin. Kjo fitore na motivon shumë që në ndeshjen kundër Uellsit të luajmë edhe me mirë. Dy fitoret e para janë të mirëseardhura por ne duhet të qëndrojmë më këmbë në tokë, sepse e duam vendin e parë në grup. Më pas do të shohim se si do të rrjedhin gjërat. Por e rëndësishme është të shkojmë ndeshje pas ndeshje”, tha Peci.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve të mërkurën me Uellsin, duke filluar nga ora 14:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat