Conte sërish në gjyq për trukime të ndeshjeve

Sporti

Conte sërish në gjyq për trukime të ndeshjeve

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:44

Trajneri i Italisë, Antonio Conte, është urdhëruar që të paraqitet në gjyq për shkak të akuzave rreth trukimeve të ndeshjeve.

45-vjeçari e kishte vuajtur një suspendim katërmujor në vitin 2012, pasi nuk kishte raportuar përpjekjet për t’i trukuar dy ndeshje gjatë periudhës së tij si trajner i Sienas.

Gjykata e Cremonas tani ka kërkuar që Conte së bashku me 103 persona tjerë të paraqiten në gjyq dhe të përballen me akuza tjera për trukime të ndeshjeve.

Ky lajm nuk është edhe aq befasues, pasi mediat italiane tash e një kohë po raportojnë se Conte mund të japë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Italisë, në mënyrë që ta pastrojë emrin e tij.

Sidoqoftë, presidenti i Federatës së Futbollit Italian, Carlo Tavecchio, bëri të ditur me 30 qershor se nuk ka gjasa që Conte të japë dorëheqje nga posti i tij në kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat