Josa: Salihi është një afrim cilësor

Sporti

Josa: Salihi është një afrim cilësor

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:42

Skënderbeu është rikthyer në Shqipëri për të vijuar përgatitjet për sfidën e parë të raundit të dytë të Champions League. Kampionët e vendit kanë zbarkuar në aeroportin Nënë Tereza për tu nisur më pas drejt Korcës, ku do të vijojnë përgatitjet për prezantimin në kompeticionin europian. Skuadra ka zbarkuar e veshur me uniformën zyrtare teksa për Sport News ka folur trajneri Mirel Josa, i cili ka bërë një analizë të ecurisë së ekipit në këtë fazë përgatitore. Si gjithnjë Josa shfaqet edhe këtë herë me kritika për grupin, duke ulur entuziazmin që mund të ketë kapluar kampionët e vendit.

“Faza përgatitore na tregoi se kemi ende punë për të bërë. Ekipi nuk më ka kënaqur plotësisht dhe kjo periudhë në Korcë do të na shërbejë për të përmirësuar grupin”. Afrimi i fundit i kampionëve Hamdi Salihi nuk ka udhëtuar me ekipin, kjo për shkak se kërkon të tërheqë dokumentacionin për të qenë i gatshëm për sfidën e parë me Skënderbeun. Josa e vlerëson shumë këtë afrim dhe përqendrohet tek dy sfidat e Championsit duke evituar të japë mendimin për kampionatin e ri. “Salihi është një afrim cilësor që do ti shërbejë shumë skuadrës. Ne jemi të përqendruar për sfidat e Champions League. Më vonë do të përqendrohemi tek kampionati”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat