Drogba: Lampard, më i miri me të cilin kam luajtur bashkë

Sporti

Drogba: Lampard, më i miri me të cilin kam luajtur bashkë

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:19

Legjenda e Chelseat, Didier Drogba, ka thënë se Frank Lampard është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij.

Drogba, i cili sezonin e fundit me londinezët fitoi Ligën Premier, mendon se Lampard është një futbollist i madh.

“Unë e respektoj dhe mendoj se Frank Lampard është futbollisti më i mirë me të cilin unë kam pasur rastin të luaj”, ka thënë fillimisht Drogba.

“Ai është një lojtar shumë efikas dhe unë jam përmirësuar shumë duke luajtur me të”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat