Futbollisti shqiptar arrestohet për drogë!

Sporti

Futbollisti shqiptar arrestohet për drogë!

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 16:59

Mes gjashtë të arrestuarve nga policia e Durrësit mëngjesin e sotëm për trafik droge është edhe futbollisti Guido Tepshi.
Mediat italiane raportojnë se 24-vjeçari është biri i biznesmenit Edmond Tepshi, që cilësohet si koka e grupit kriminal ndërkombëtar.
I diplomuar në drejtësi, Tepshi në një nga telefonatat e përgjuara është dëgjuar të thotë se ka ndërmend të hyjë në polici e më pas të konkurrojë në Shkollën e Magjistraturës.
Gjatë karrierës së tij sulmuesi durrsak ka luajtur me Teutën, Lushnjën, Kastriotin, Kamzën dhe Apoloninë, ndërsa ka provuar edhe një aventurë të pasuksesshme te Bohemians Praga në Çeki. Në periudhën 2009-2010 Guido Tepshi ka veshur tri herë edhe fanellën e Kombëtares U-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat