Kosova shënoi edhe një fitore në garat evropiane

Sporti

Kosova shënoi edhe një fitore në garat evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2015 Në ora: 16:17

Kombëtarja e Kosovës U-16 shënoi edhe një fitore bindëse në Kampionatin Evropian U-16 që po mbahet në San Marino. Kosova pas një loje më të mirë në çdo aspekt e mposhti me rezultat 96:56 Monacon, në ndeshjen e dytë të Divizionit C në grupin B. Kosova vargoi fitoren e dytë, pasi që të hënën e kishte deklasuar me rezultat 84:27 Gjibraltarin. Djelmoshat po bëjnë lojëra shumë të mira dhe kjo po rezulton edhe me fitore bindëse. Për Kosovën më së shumti pikë shënoi: Etnik Peci me 16 pikë dhe Atik Koshi 13 sosh, Engjëll Rama 12, Ylldrit Sahiti 12, Andi Vrapçani 11 pikë, kurse Roman Tomatis me 18 pikë e Sacha Piras me 14 sosh te Monaco.

Kosova-Monaco 96:56 (18:13, 24:10, 27:11, 27:22)
Kosova U-16: Sahiti 12, Pllana 5, Berisha, Koshi 13, K. Avdija 8, Çarkaxhia 8, Kapiti 4, Peci 16, Gashi 5, Vrapçani 11, Simnica 2 dhe Ramaj 12.
Monaco: Trivelli 3, Piras 14, Motillon 11, Tomatis 18, Mandine 4, D. Motillon 2, Frasnetti, Musso 3 dhe Morin 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat