Skandaloze, azerbajxhanasit nuk i japin vizë Mustafës

Sporti

Skandaloze, azerbajxhanasit nuk i japin vizë Mustafës

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:57

Laçi udhëton drejt Bakut pa mesfushorin nga Kosova, Argjend Mustafa. Ekipi bardhezi nuk ka arritur të pajisë me vizë lojtarin për ndeshjen e kthimit kundër Inter Bakut. Shkak për mospraninë e mesfushorit në avionin që u nis drejt Stambollit është bërë mungesa e vizës hyrëse për në Azerbajxhan, vend që nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Për këtë vendim, autoritetet e vendit nga Kaukazi, kanë njoftuar edhe UEFA-n e klubin kurbinas. Mungesa e futbollistit Mustafa mund të peshojë shumë në fatin e ndeshjes pasi ai është një nga elemetët kryesorë të skuadrës së Armando Cungut, i cili nuk ka në dispozicion as malazezin Cetkovic. Ndeshja e parë e luajtur në datën 2 korrik u mbyll në barazim 1:1 dhe për të siguruar kualifikimin skuadrës kurbinase i nevojitet një fitore ose barazimi me më shumë se dy gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat