Newcastle kërkon Kaçen

Sporti

Newcastle kërkon Kaçen

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:38

Një numër i futbollistëve shqiptar është në llupën e disa skuadrave të mëdha. Ndër ta edhe Ergys Kaçe, futbollist i PAOK-ut dhe i kombëtares së Shqipërisë, po kërkohet nga skuadra e Premier League. Newcastle. Portali “nufcblog.com” e ka përshkruar mesfushorin si mjaft të fuqishëm, i cili gjuan mirë nga goditja e lirë dhe ka shënuar golin e fitore për Shqipërinë ndaj Francës në miqësoren e fundit.
Duket se klubit bardhezi anglez mund t’i mjaftojnë 2 milionë funte për të transferuar mesfushorin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat