Shaqiri në llupën e disa skuadrave

Sporti

Shaqiri në llupën e disa skuadrave

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:34

Futbollisti Xherdan Shaqiri është në llupën e disa skuadrave dhe nuk dihet e ku do të përfundojë gjatë këtij afati kalimtar veror. Mediumet italiane raportojnë se Interi nuk e ka më në plan futbollistin shqiptar, ndërsa pas tij janë një numër i skuadrave që duan shërbimet e tija. Sipas Calciomercatos, Inter ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit ofensivë të Wolfsburgut, Ivan Perishiq dhe raportohet se Shaqiri mund të përfshihet në ofertën e klubit italian për blerjen e reprezentuesit kroat. Shaqiri kërkohet edhe nga Stoke City, Everton, e Atletico Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat