Shala: Stadiumi në Deçan përfundon vitin tjetër

Sporti

Shala: Stadiumi në Deçan përfundon vitin tjetër

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:21

Deçani pritet që vitin e ardhshëm garat e sportit t'i zhvillojë në terrenin e vet. Projekti që ende është në fazën e implementimit, e që është stadioni dhe palestra sportive, pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Ministri i Sportit, Kujtim Shala ka dal sot të shoh nga afër rrjedhën e punimeve. Aty u prit edhe nga kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj.

Ministri Shala tha se disponojnë mjete vetëm për finalizimin e palestrës sportive dhe fazën e dytë të stadiumit, derisa vitin tjetër pritet ta përfundojnë edhe fazën e tretë, që është faza finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat