Rafinha paralajmëron Costan: Bayerni nuk është Shakhtar

Sporti

Rafinha paralajmëron Costan: Bayerni nuk është Shakhtar

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:49

Mbrojtësi i Bayern Munich, Rafinha, beson se nënshkrimi i ri i klubit, Douglas Costa, do të ketë nevojë të adaptohet pas transferimit nga Shakhtar Donetsk.

“Douglas Costa është një lojtar kualitativ, por me gjithë respektin për ligën ukrainase dhe Shakhtar, Bayerni është një tjetër botë, dhe rivalët nga Bundesliga janë më të mirë, më dinamik, më fizik, më të shpejtë”.

“Ai do ta vërejë këtë menjëherë. Ne sigurisht se duhet t’i japim atij kohë për t’u adaptuar”, ka thënë Rafinha për faqen zyrtare të Bayernit.

“Jam i ngazëllyer që kemi nënshkruar me një tjetër brazilian, por trajneri vendos se kush luan ku. Unë e njoh Douglas Costa vetëm nga ndeshjet kundër Shakhtarit sezonin e kaluar”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat