Ibrahimovic në Real Madrid?

Sporti

Ibrahimovic në Real Madrid?

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:45

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka befasuar duke filluar negociatat për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.

Zlatan Ibrahimovic është dëshirë e madhe e Milanit.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain kërkohet nga ish klubi i tij. Por, nga Spanja vjen një lajm i madh që raporton për interesimin e Real Madridit për transferimin e tij.

E përditshmja sportive katalane “Sport” ka bërë të ditur se “Los Blancos” janë të interesuar për blerjen e Ibrahimovicit për rreth 6 milionë euro.

Por, atij i është ofruar kontratë trevjeçare me vlerë prej 12 milionë euro në vit, që mund ta tërheq Milanin nga “loja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat