Tallet me Ferrari!

Sporti

Tallet me Ferrari!

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:05

Gara për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1 në shtegun e Silverstone, ka qenë shumë e fortë. Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, ditë më parë tha se arriti në vend të tretë si ‘dhuratë’ nga shiu, ndërsa Niki Lauda, presidenti i Nderit i Mercedesit, ka “thumbuar” Ferrarin në një intervistë për prestigjiozen ‘Bild’. Vettel ishte ngjitur i treti falë shiut që ngadalësoi dy pilotët e Williamsit. Mirëpo, ish-piloti austriak ka thënë: “Nuk dua të dëgjoj më për një Formula 1 të mërzitshme. Në vend që të ankohen, skuadrat e tjera duhet të punojnë më shumë për të bërë makina më të shpejta. Çfarë faji ka Mercedesi nëse Ferrari bën vetëm makarona dhe jo makina të mira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat