Pogba nuk është më në planet e Barcelonës!

Sporti

Pogba nuk është më në planet e Barcelonës!

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 13:39

Qe një kohë është bërë zhurmë se mesfushori i shquar francez, Paul Pogba, do të transferohet në radhët e kampionit evropian e spanjoll, Barcelona, por duket nga kjo punë nuk ka asgjë! Entuziazmi i katalunasve u shua javën e shkuar kur oferta e tyre prej 80 milionë eurosh u refuzua nga Juventusi. Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, tha se skuadra e tij nuk e ka ndërmend të bëjë një ofertë të dytë të përmirësuar këtë verë. “Nuk arritëm të përfundonim me sukses marrëveshjen për Pogban, ndaj ai nuk është më pjesë e planit tonë për sezonin e ardhshëm. Pogba nuk bën pjesë në projektin tonë sportiv për sezonin 2015-2016”, ka thënë Bartomeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat