Mustafa luajti pak minuta në barazimin e Gefles

Sporti

Mustafa luajti pak minuta në barazimin e Gefles

Nga: K.Goca Më: 7 korrik 2015 Në ora: 11:47

Futbollisti shqiptar, Dardan Mustafa, është paraqitur në shtatë minutat e fundit (83’) për ekipin e Gefles, e cila para tifozve të vet u nda baras (1:1) me Hammarby-n, në ndeshjen e javës së 14-të të Kampionatit të Suedisë. Sulmuesi shqiptar që ka 23 vjet me bashkëlojtarët e tij u përpoqën deri në fund për të arritur tri pikë, por ka qenë vështirë, pasi edhe mysafirët u treguan të fortë. Fallman në minutën e 8-të realizoi për Geflen dhe pesë minuta më vonë Besara barazoi rezultatin. Gefle mban vendin e nëntë me 18 pikë dhe ka katër më shumë se Hammarby i 11-ti. Ilir Berisha nga Kosova fare nuk u aktivizua, por qëndrojë në bankën e Gefles.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat