‘Air Force 1’ fiton në Gjilan dhe siguron biletën për Superfinale

Sporti

‘Air Force 1’ fiton në Gjilan dhe siguron biletën për Superfinale

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 10:45

“Air Force 1” është ekipi i 4-të që siguron plasmanin për në Superfinalen e 18 korrikut në kategorinë e Profesionistëve në turneun “Limak Streetball Kosova 2015”.

Kjo skuadër , në përbërje të Albatrit Berishes , Altin Sahitit e Andi Shehut doli fitues në turneut e Gjilanit, pasi në finale mposhti skuadrën “Knock Out” me rezultat 19:17.

Biletën për në super finale , “Air Force 1” e kërkoi edhe ditë më parë edhe nëpërmjet turneut të Prishtinës , por aty u mposht në finale nga ekipi Nato.

Ndërkohë në kategorinë e Amatorëve , triumfoi skuadra “Thug Life” që mposhti në finale ekipin “Hej Gjilani” me rezultat 20:18.

Edhe në turneun e Gjilanit ishin më shumë se 10 ekipe pjesëmarrëse. Të ndara në dy kategori gjithsej ishin 11-të skuadra.

8 apo maksimumi i mundshëm i skuadrave ishte në kategorinë e Amatorëve , kurse 3 skuadra të tjera garauan në kategorinë e Profesionistëve.


Të dy skuadrat fituese , biletën për në Superfinale e kishin kërkuar edhe në turnet e tjerë të këtij edicioni të “Limak Streetball Kosova 2015”.

“Air Force 1” në Prishtinë derisa “Thug Life” në Prizren , por që të dyja kishin humbur atë mundësi në çastet e fundit.

Sa i përket kategorisë së Profesionistëve , 3 ekipet pjesëmarrëse në Gjilan , garat i nisën në një grup , ku u përballën secila me secilën.

Pas 3 dueleve mjaft dramatike , lider i grupit doli “Air Force 1” me dy fitore , 1 më shumë se “Knock Out” , kurse ekipi “06” , edhe përkundër angazhimit mjaft të madh përfundoi në fund të grupit pa fitore.

Kështu tutje , direkt në finale , vazhduan “Air Force 1” dhe “Knock Out”.

Inline images 2

Ndërsa në kategorinë e Amatorëve , gara ishte shumë më e zjarrtë , kjo për faktin edhe të numrit më të madh të ekipeve , maksimum , gjithsej 8-të.

Fuqishëm këtë raund e kaluan “Hej Gjilani” që dominoi Grupin A me tri fitore nga po aq takime , dhe “Thug Life” që mbizotroi në grupin B , me 3 fitore po ashtu.

Ndërsa këtyre ekipeve tutje ju bashkuan “New Kids” dhe “Pika 5A” , që u radhitën në pozitat e dyta , me nga 2 fitore e 1 disfatë.

Në fazat finale , sikurse temperatura në qytetin e Gjilanit , ashtu edhe temperatura në terren mes ekipeve , kapi nivele të larta.

Finalja e Profesionistëve , solli një përballje shumë interesante.

Burim Aliu , Kushtrim Bajraliu , Leutrim Bajrami e Amir Bunjaku i matën forcat me Altin Sahitin , Andi Shehun e Albatrit Berishën.

Fillimi i takimit ishte i tensionuar , dhe në 5 minutat e parë mezi u shënuan 10 pikë nga dy ekipet , kjo e ndikuar nga vëmendja e madhe ne mbrojtje dhe agresiviteti që treguan lojtarët në terren, që si rrjedhoj pati edhe shumë gabime personale.

Por me të parë se depërtimet po janë të vështira , filloi lufta e 2-eve , në të cilën më efikas dolën lojtarët e “Air Force One”, të cilët patën një seri të shpejtë duke u shkëputur deri në 5 pikë dallim, ndërsa krejt takimin final e fituan me 19:17.

Kështu “Air Force 1”, i bashkohet ekipeve “Che Bar”, “The Ansëer” , “NATO” dhe “Vision Group” , ekipe këto që kanë siguruar biletën për të luajtur në Superfinalen në Prizren më 18 korrik.

Në anën tjetër , te Amatorët fillimisht u zhvilluan dy duelet gjysmë finale.

“Hej Gjilani” , në përbërje të Ardian Azizit , Qendrim Hajdarit , Flrorent Rexhepit e Genc Sahitit , marrshoi sigurt tutje duke fituar ndaj Pika 5A , me rezultat 20:10.

Kurse “Thug Life” , mezia ia dolën ti mposhtin të rinjët e skuadrës “New Kids”.

“Thug Life” fituan” me rezultat 17:16 , dhe kjo fal shtatgjatësis , e cila doli të jetë arma e tyre kryesre edhe në fazën tjetër.

Ndaj “Hej Gjilanit” , “Thug Life” fitoi në finale me rezultat 20:18.

Manuell Lleshi , Satmir Mazllami , Arian Paqarizi e Butrint Shala , këtë sukses e siguruan duke menagjuar më mirë haprsirën brenda trapezit , ku edhe ishin në avantazh duke qenw mw shtatw gjatw se kundwrshtarw e tyre tw ekipit “Hej Gjilani.

Mirlinda Daku – streetbollistja e parë në këtë edicion.

Kryetari Lutfi Haziri përcjellë nga afër “Limak Streetball Kosova 2015”

Ndalesa e Gjilanit e plotësoj “Limak Streetballin” e sivjetëm edhe më shumë.

Kjo pasi në kuadër të skuadrave pjesëmarrëse , ishte edhe një “stritbolliste”.

Mirlinda Daku u bë streetbollistja e parë në këtë edicion të “Limak Streetball Kosova”.

Ajo morri pjesë me ekipin “One and Done” në kategorinë e amatorëve , skaudër kjo që në fakt u eliminua që në fazën e parë të garave , pasi nga tri takime siguroi vetëm 1 fitore.

Ndërkohë , gjatë ditës , garat për një periudhë të caktuar nga afër në Gjilan I përcolli edhe kryetari i komunës Lutfi Haziri, dikur shumë i lidhur me Sportin , si Ministër për Kulturë Rini e Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat