Shala inspekton punimet në objekte sportive në Deçan dhe Istog

Sporti

Shala inspekton punimet në objekte sportive në Deçan dhe Istog

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 07:04

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë sot Deçanin, ku do të inspektojë punimet në Palestrën Sportive të këtij qyteti, si dhe do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të fazës së dytë në renovimin e Stadiumit të qytetit në Deçan.

Pas kësaj, siç njoftoi MKRS, ministri Shala do të vizitojë Vrellën e Istogut, ku po bëhen gjurmime me rëndësi arkeologjike. Gjatë kësaj vizite në Istog, do të inspektohen edhe punimet në Palestrën e Sportit.
Vizita në Deçan është paralajmëruar për në orën 12:30, prej nga aktivitetet në Istog do t’i vazhdojë në orën 14:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat