Perezi në Katar për Ibrahimovicin, dihet çka e pret Benzeman!

Sporti

Perezi në Katar për Ibrahimovicin, dihet çka e pret Benzeman!

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 07:02

Gazeta katalane, Sport.es, pohon se Real Madrid është e interesuar të nënshkruaj me Zlatan Ibrahimovicin.
Sipas kësaj gazete, presidenti i Realit, Florentino Perez, në javën e kaluar ishte në Katar, ku u takua me presidentin e PSG, ku edhe diskutuan edhe gjendjen e suedezit në kryeqytetin francez.
Për Ibran që ka kontratë edhe një vit me PSG, Reali mund të ofroj deri në 3 vite, ku do të përfitonte deri në 12 milionë në vit.
Ardhmja e tij, do t’i hapte derën për largim Karim Benzema.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat