Oscar ta zëvendësojë Vidalin?

Sporti

Oscar ta zëvendësojë Vidalin?

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 19:41

Sipas mediave të huaja, mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, do të largohet nga klubi këtë verë, ndërsa vendin e tij pritet ta zë mesfushori i Chelseat, Oscar.

Sipas mediave spanjolle, Vidal tashmë ka pranuar kushtet e skuadrës së Real Madridit, dhe ka mbetur vetëm që klubet të merren vesh për shumën e transferimit.

Ndërkohë, kampionët e Italisë janë duke menduar për pasardhësin e Vidalit. Mesfushori i Chelseat, Oscar është dëshira e “Zonjës së Vjetër”.

Krerët e Juves janë duke përgatitur një ofertë të majme për brazilianin, i cili sipas tyre është lojtar adekuat që mund të mbulojë boshllëkun që do të le Vidal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat