Murray e Wawrinka në çerekfinale

Sporti

Murray e Wawrinka në çerekfinale

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2015 Në ora: 19:34

Tenistët Andy Murary dhe Stanislas Wawrinka kualifikohen në çerekfinalen e turneut prestigjioz, Wimbledon në tenis. Britaniku Murray ka qenë më i mirë se kroati Ivo Karloviç dhe e mposhti me rezultat 3:1 (në sete 7:6, 6:4, 5:7, 6:4). Ndërkaq, zvicerani, Stanislas Wawrinka ishte shumë më i mirë se belgu David Goffin dhe triumfoi me rezultat 3:0 (7:6, 7:6, 6:4). Belgu edhe pse është eliminuar në dy setet e para ka qenë shumë i mirë, por në tai-brek mposhtet, ndërsa Wawrinka synon të jetë në finalen e madhe. Wawrinka tani takohet me francezin Richard Gasquet, kurse Murray ndeshet me kanadezin Vasek Pospisil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat