Ngadhënjim i Joaquin Rodriguez, Froome merr kryesimin

Sporti

Ngadhënjim i Joaquin Rodriguez, Froome merr kryesimin

Nga: Fazli BERISHA Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:26

Çiklizëm Tour de France- edicioni i 102-të-etapa e 3-të
ë anglezi Chris Froome me kohë të përgjithshëm prej 07h 11'37''. Shpejtësia mesatare në këtë etapë ishte 46.3 km/h.

Gara veç sa ka filluar dhe në etapën e tretë shohim një rivalitet të madh mes favoritësh për të krijuar sa më shumë epërsi dhe për të fituar edicionin e 102-të të Tour de France. Në ditën e tretë në shtegun Anvres- Huy, të gjatë 159 kilometra ka ngadhënjyer çiklisti Joaquin Rodriguez, duke lënë prapa ish-kampionin e viti 2013 Christopher Froome në pozitën e dytë dhe francezin Alexis Vuillermoz në pozitën e tretë. Ish-fituesi nga viti i kaluar Nibali ndonëse ishte në grup u rendit i 7-ti. Edhe Contador në këtë etapë ishte i mirë, por jo për të fituar më shumë.

Fabian Cancellara nuk arriti më shumë se një ditë të bartë fanellën e verdhë, të cilën ja dorëzoi anglezit Chris Froome i cili arriti kohë të përgjithshme prej 07h 11'37', 'ndërsa Andre Greipel edhe më tutje mbanë fanellën e gjelbër me 75 pikë. Fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë tash e bartë Peter Sagan prej 07h 12' 08''. E fanellën e bardhë me pika të kuqe si maloristi më i mirë do ta bartë spanjolli Joaquin O. Rodriguez, ndërkaq fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv e bartë Jan Barta. Të martën çiklistët vazhdojnë garën për etapën e 4-të në shtegun Seraing-Cambrai të gjatë 223.5 kilometra. Gara kthehet në tokën franceze në një shteg të sheshtë por tepër i rrezikshëm sepse një pjesë e rrugës është e shtruar me kubëza.

Çiklistët nisën nga qyteti Seraing me 64 mijë banorë dhe që njihet si bastion i industrisë së çelikut. Qytet ki pasur me qymyr, çelik, energji elektrike, kristale de qelqi. Në vitin 2006 për herë të parë është mikpritës i Tour de France, ndërsa më 2012 shënon fitoren e parë Peter Sagan dhe njihet si qytet i hendbollit dhe futbollit si dhe me festivale të ndryshme. Në mbyllje të kësaj etape çiklistët arrijnë në qyteti Cambrai me 33 mijë banorë. Qyteti me rrethinë njihet si vend i ëmbëlsirave, çokollatave, djathit. Ka fabrika tekstili e në sport njihet për volejbollin e femrave si dhe qytet ku mbahen shumë festivale të muzikës.

Renditja e etapës së 3-të
1. Joaquin o. Rodriguez (ESP) Team Katusha 03h 26'54''
2. Christopher Froome (GBR) Team Sky 03h 26'54''
3. Alexis Vuillermoz (FRA) Ag2r La Mondiale 03h 26'58''
4. Daniel Martin (IRL) Cannondale-Garmin 03h 26'59''
5. Tony Gallopin (FRA) Lotto-Soudal 03h 27'02''
6. Tejay Van Garderen (USA) BMC Racing 03h 27'05''
7. Vincenzo Nibali (ITA) Astana Pro 03h 27'05''
8. Simon Yates (GBR) Orica Greenedge 03h 27'05''
9. Alexander R. N. Quintana (COL) Movistar 03h 27'05''
10. Bauke Mollema (NED) Trek Factory Racing 03h 27'05''

Renditja e përgjithshme
1. Christopher Froome (GBR) SKY 07h 11'37''
2. Tony Martin (GER) Etixx-Quick Step 07h11' 38''
3. Tejay Van Garderen (USA) BMC Racing 07h 11'50''
4. Tony Gallopin (FRA) Lotto-Soudal 07h 12'03''
5. Greg Van Avermaet (Bel) - BMC Racing 07h 12'05''
6. Peter Sagan (SVK) Tinkoff-Saxo 07h 12'08''
7. Rigoberto Uran (COL) Etixx-Quick Step 07h 12'11''
8. Alberto Contador (ESP) Tinkoff-Saxo 07h 12'13''
9. Geraint Thomas (GBR) Team Sky 07h 12'40''
10. Zdenek Stybar (CZE) Etixx-Quick Step 07h 12'41''

Renditja ekipore
1. BMC Racing Team (USA) 21h 35' 52''
2. Etixx-Quick Step (BEL) 21h 36' 19''
3. Team Sky (GBR) 21h 37' 35''
4. Tinkoff-Saxo (RUS) 21h 37' 36''
5. Movistar Team (ESP) 21h 40' 26''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat