Konfirmohet: Agnelli rinovon me Juven

Sporti

Konfirmohet: Agnelli rinovon me Juven

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:11

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka konfirmuar se Massimiliano Allegri e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2017.

Është raportuar se trajneri ka arritur marrëveshje që t’ia shtojë edhe një vit kontratës së tij dhe tashmë kjo është zyrtare.

“Allegri e ka zgjatur kontratën edhe për një vit. Kjo na bën të lumtur dhe krenarë”.

“Ai pati një sezon të parë mbresëlënës, tashmë kemi folur dhe ai është i vendosur që të vazhdojë të punojë mirë edhe në dy sezonet e ardhshme me ne”, ka thënë Agnelli para gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat