Casillas në klubin portugez

Sporti

Casillas në klubin portugez

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:07

Iker Casillas do të largohet nga Reali i Madridit, pas 25 vitesh në klubin “merengeses”. Lajmin e ka kanë konfirmuar mediat spanjolle. Portieri do të shkojë te Porto, e drejtuar nga spanjolli Julen Lopetegui, ku ka edhe disa bashkatdhetarë të tjerë që stërvitjen nga ish-trajneri i Spanjës U-21.

Porto i ka bërë një ofertë zyrtare Realit për Casillas, i cili do ta humbasë vendin e titullarit kur të zbarkojë në Madrid portieri David de Gea.

Gazetarët spanjollë bëjnë të ditur se drejtuesit e Realit do t’i paguajnë edhe një pjesë të rrogës portierit Casillas në dy sezonet e ardhshme, pavarësisht se ai do të luajë me Porton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat