Pllana, i emocionuar për fitoren ndaj Gjibraltarit

Sporti

Pllana, i emocionuar për fitoren ndaj Gjibraltarit

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 17:02

Kapiteni i kombëtares së Kosovës U-16, Dion Pllana, është i ngazëllyer me fitoren bindëse me rezultat 84:27 kundër Gjibraltarit. Ai nuk përmbahet nga gëzimi, duke thënë se ishte një fitore e madhe në hapje të kësaj ngjarje basketbolli (Kampionati Evropian U-16).

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që startuam me fitore në Kampionatin Evropian. Para ndeshjes kemi pasur emocione të cilat kanë zgjatur edhe gjatë ndeshjes duke marr parasysh faktin se jemi ne të parët basketbollistë që kemi luajtur në gara zyrtare të FIBA-s që nga pranimi me të drejta të plota. Por presionin dhe emocionet më pas i transferuam në lojë ekipore dhe angazhim maksimal, andaj edhe në fund triumfuam.

Kjo fitore bindëse ne nuk na kënaq, sepse ne duam më shumë në këtë Evropian, e ajo që duam është të vazhdojmë pa eufori ndeshje pas ndeshje të shënojmë fitore. Kemi potencial dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në ndeshjet e radhës, kundër Monacos dhe Uellsit. Tani e tëra që do të bëjmë është të përqendrohemi në duelin e së martës dhe asgjë tjetër më shumë. Kemi mjaft punë për të bërë në këtë garë dhe ne duam që të tregojmë se dimë të luajmë basketboll dhe se Kosova e ka merituar një vend në mesin e anëtarëve të FIBA-s”, tha Pllana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat