Gëzohet trajneri i Majlinda Kelmendit

Sporti

Gëzohet trajneri i Majlinda Kelmendit

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2015 Në ora: 16:51

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, iu është gëzuar lajmit që Ministria e Kulturës dhe e Rinisë dhe e Sportit e Kosovës ka ndarë 189 mijë euro për Federatën e Futbollit të Kosovës. “Ajo që është proklamuar si politikë e gabueshme e instaluar nga indiani i UNMIK-ut,Rao në vitin 1999 për financimin e sportit që jam duke e potencuar me vite, sot më në fund mori fund! Erdh lajmi i gëzueshëm për Sportin e Kosovës!

Sot futbolli mori përkrahjen për 6 muajt në vijim e jo si deri tash, gjatë këtyre ditëve shumë federata më në fund do të financohen si në çdo shtet ne botë në fillim të vitit e jo projekt pas projekti! Shumë e përgëzoj ministrin Kujtim Shala për këtë hap të fuqishëm! Për vitin 2016 kjo ndarje duhet të bëhet me kategorizimin e sporteve që duhet të ndodh në këto 6 muaj, pastaj ndarja do të jetë e arsyetuar në suksese e të arritura të federatave!”, shkruan Kuka në facebookun e tij, ndryshe është trajner i kampiones së dyfishtë të botës në xhudo, Majlinda Kelmendi dhe i Nora Gjakovës, fitues e medaljes së bronztë në Lojërat Evropiane – ‘Baku 2015’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat