Serena më e mirë se motra e madhe!

Sporti

Serena më e mirë se motra e madhe!

Nga: K.G. Më: 6 korrik 2015 Në ora: 16:36

Një përballje shumë interesante dhe emocionuese në mes motrave amerikane, Serena dhe Venus Williams. Serena ishte më e mirë dhe triumfoi me rezultat 2:0 (në sete 6:4, 6:3), duke u kualifikuar në çerekfinalen e turneut Wimbledon në tenis. Serena ka 33 vjet dhe është dy vite më e re se Venus. Serena pas një loje të mirë e me rivalitet e mposhti motrën e madhe. Dy sete mjaft interesante dhe që zgjatën gjithsej një orë e dhjetë minuta, por Serena ishte më e mirë dhe shkoi më tutje. Venus dha maksimumin, por nuk ia doli të mund motrën e vogël dhe kësisoj është eliminuar nga gara prestigjioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat