Klose: Muller mund ta thyejë rekordin tim

Sporti

Klose: Muller mund ta thyejë rekordin tim

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 16:12

Ish-sulmuesi i Gjermanisë, Miroslav Klose, mendon se Thomas Muller mund ta kalojë atë në golat e shënuar në Kupat e botës.

Klose shënoi golin e 16-të në fitoren 7-1 ndaj Brazilit në gjysmëfinalen e Botërorit 2014 vitin e kaluar,
duke u bërë shënuesi më i mirë në finalen e kësaj gare.

Megjithatë Muller, i cili tashmë ka 10 gola, mund ta kalojë rekordin e tij nëse qëndron larg lëndimeve.

“Thomas Muller mund të bëhet golashënuesi rekordmen në upën e Botës. Ai tashmë ka 10 gola”, ka thënë lose për Bild.

“Nëse ai qëndron i shëndetshëm, mendoj se ai mund të luajë edhe në dy turne të tjera”.

“Thomas ka erë për gola. Përveç kësaj, ai i merr përsipër penaltitë, diçka që mua nuk më është lejuar ta
bëj”, ka shtuar lose.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat