Agjenti: Guardiola po e shkatërron Gotzen

Sporti

Agjenti: Guardiola po e shkatërron Gotzen

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 15:37

Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, e ka “shkatërruar” Mario Gotzen dhe është përgjegjës për dështimet e tij, thotë agjenti i lojtarit.

“Guardiola e ka shkatërruar Gotzen. Ai mendon se trajneri nuk ka besim në të dhe megjithatë i kërkon të jetë vendimtarë kurdo që ai futet në fushë”, ka thënë Volker Struth për Bild .

“Jam i befasuar që Guardiola nuk e ka shfrytëzuar Gotzen në ndeshjen e rëndësishme si Kupa e Gjermanisë dhe gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve”.

“Pyetem se pse askush në klub nuk e ka kuptuar këtë dhe ta mbrojë Marion. Bayerni ka nevojë për një figurë si ish-presidenti Uli Hoeness, sërish”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat