Policia e Kosovës kthehet me 3 medalje nga SHBA-ja

Sporti

Policia e Kosovës kthehet me 3 medalje nga SHBA-ja

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 15:29

Garat botërore që janë mbajtur për Polici në Virgina të SHBA-ve, kanë sjellë 3 medalje për shtetin e Kosovës. Anton Cena, arriti që të sigurojë medaljen e artë në xhudo dhe Xhavit Tahiri, fitoi 2 medalje në garën e vrapimit, atë të bronztë dhe të argjend.

Me këtë rast, Policia e Kosovës organizoi një konferencë në Aeroportin e Prishtinës,ku u pritën këta dy zyrtarë policor të cilët arritën të sjellin 3 medalje nga garat e mbajtura në SHBA.

Zëdhëndësi Baki Kelani tha që kjo është një arritje për Policinë e Kosovës sepse nga dy zyrtarë që kanë marrë pjesë janë fituar 3 medalje.

“Ia dedikojmë dy zyrtarëve tonë policor që kanë arrit një sukses të jashtëzakonshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse janë dy zyrtarëkanë ardhë me 3 medalje. Kjo e tregon që Policia e Kosovës ka një përkushtim të madh jo vetëm në punët primare, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike por edhe në aktivitetet sportive që tregojnë që Policia e Kosovës është një institucion jashtëzakonisht i suksesshëm edhe në de tyrat tjera”, tha Kelani.

Kurse, Anton Cena, fitues i medaljes së artë në sportin e xhudos, deklaroi që është shumë i kënaqur me këtë arritje, për më tepër që e fitoi në kategorinë e seniorëve.

“Gara ka qenë e zhvilluar mirë, unë personalisht jam i kënaqur, në kategorinë time unë nuk kam pasur kandidat, me kanë thënë që nuk ke nevojë me luftu e ke medaljen e artë, unë nuk kam pranuar dhe se dëshiroj të luftoj me senior, aty i kom mposhtur të gjithë seniorët, kam marrë medaljen e artë, kampion bote dhe tash po pres në Kanada me 2017.” tha Cena.

Vlen të përmendet që Anton Cena përveç që ka fituar në këto gara botërore, ai është edhe kampion i Evropës në xhudo për policë dhe se shpreson që suksesin e njëjtë ta arrijë edhe në lojërat tjera që do të mbahen në vitin 2017, në Kanada.

Fituesi tjetër i dy medaljeve në vrapim 3000m dhe 800m, Xhavit Tahiri tha që është kënaqësi e jashtëzakonshme por se ishte shumë afër edhe ta fitonte medaljen e artë, që mbeti prapa vendit të parë për disa sekonda.

“Atje ka qenë një garë e mirë, mjaftë e fortë. Unë i përshëndes bashkatdhetarët tanë që na kanë qëndruar afër dhe që na kanë përkrahë çdo herë.” tha Tahiri

Me këtë rast, dy zyrtarëve policor që fituan medalje në garat ndërkombëtare iu ndanë Medalje Policore për Lëvdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat