Një klub i madh anglez e do Hysajn

Sporti

Një klub i madh anglez e do Hysajn

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 14:04

Mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj, e duan shumë skuadra që të kenë në radhët e tyre për edicionin e ri, në mesin e tyre është edhe kampioni anglez, Chelsea. Skuadra që udhëhiqet nga portugezi Jose Mourinho ka shfaqur interesim për futbollistin e Empolit dhe të kombëtares së Shqipërisë. Sipas portalit chelsea¬news.co, 21- vjeçari ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira me ekipin e Empolit në Serie A, dhe për këtë shkak ai është vënë nën shënjestër nga shumë ekipe të tjera, si: Lazio, Roma, Leverkusen, Schalke, Bologna dhe së fundmi edhe nga ekipi i Chelsea. I fortë në mbrojtje, dhe me mjaft eksperiencë për moshën e tij, gjithashtu lojtari mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat