Shkëlqyen amerikanet, kampione të botës

Sporti

Shkëlqyen amerikanet, kampione të botës

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2015 Në ora: 11:38

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkëlqyen me lojë fantastike dhe fituan me rezultat 5:2 kundër Japonisë, në finalen e Kampionatit Botëror për femra në futboll, e cila u zhvillua në ‘BC Place Stadium’ në Vancouver të Kanadasë.

Një atmosferë brilante, 53341 shikues të pranishëm, panë lojë të bukur dhe gola secili më i bukur se tjetri. Shtatë gola të shënuara ishin kaptinë në vete sidomos ajo e minutën së 16-të kur Lloyd nga gjysma e fushës lë në pozicionin mat portieren japoneze. Amerikanet dhanë maksimumin, luftuan për çdo top veçmas realizuan secilin gol më të bukur se tjetri dhe mahnitën edhe tifozët. Lloyd ishte e pandalshëm, e cila realizoi het-trik, duke qenë lojtarja më e mirë e ndeshjes finale.

Amerikanet për 16 minuta katër herë shkundën portën e japonezeve, duke iu bërë me dije se trofeu do të jetë në duart e tyre. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një fare mënyre u hakmorën për atë humbje në finalen e katër viteve më parë pas goditjes së penalltive ndaj kombëtares nipone. Amerikanet tani janë me tre Botëror të fituar dhe lë pas Gjermaninë me vetëm dy tituj.

Carli Lloyd ishte në formën më të mirë të mundshme, e cila e nisi serinë e golave në minutën e 3-të dhe të 5-të, ndërsa Holiday e ngriti epërsinë në 3:0 në minutën e 14-të. Pas dy minutave, Lloyd bën sensacion, e cila nga gjysma e fushës realizoi gol për 4:0.

Ogimi në minutën e 27-të ngushtoi epërsinë në 4:1, kurse Johnston shënoi autogol dhe 4:2 (52’). Në minutën e 54-të, Heath i dha goditje të fortë japonezeve dhe për rezultatin përfundimtar 5:2. Përzgjedhësja e kombëtares amerikane, Jillian Ellis, ka qenë shumë e gëzuar për këtë super fitore, për këtë triumf të madh dhe për lojën e bukur që bën të përzgjedhurat e saja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat