Granit Xhaka ndanë donacion për Klubin e Futbollit Vëllaznimi

Sporti

Granit Xhaka ndanë donacion për Klubin e Futbollit Vëllaznimi

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 10:35

Futbollisti i njohur kosovar Granit Xhaka vazhdon të ndajë donacione për klubet e futbollit në Kosovë. Këtë vit përfitues i një donacioni nga Xhaka do të jetë klubi i Futbollit Vëllaznimi nga Gjakova.

Është bërë e ditur se futbollisti i Borusia Munchengladbah Granit Xhaka do të qëndrojë sot në Gjakovë ku edhe do të ndajë donacionin për KF Vëllaznimi.

Ai gjatë këtij qëndrimi në Gjakovë, do të pritet nga kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, së bashku me bashkëpunëtorë.

Kryetarja Kusari-Lila do të shoqëroj Xhakën dhe familjarët e tij ku pas takimit do të bëhet edhe një shëtitje e përbashkët në “Çarshinë e Madhe”, derisa ceremonia qendrore e dhënies së donacionit do të bëhet në stadiumin e qytetit prej orës 18:00.

Ndërsa, konferenca për media do të mbahet në orën 19:00.

Edhe në vitet e kaluara Granit Xhaka ka dhënë donacione për klubet tjera të futbollit kosovar, si Ferronikeli, Trepça, Prishtina e klube tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat