Messi nuk e pranoi çmimin si lojtari më i mirë në Kupën e Amerikës

Sporti

Messi nuk e pranoi çmimin si lojtari më i mirë në Kupën e Amerikës

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 10:33

Ndonëse nuk është zyrtare, spekulimet e fundit të bëra në mediat sportive thonë se Messi ka refuzuar çmimin si lojtari më i mirë në Kupën e Amerikës.

Sulmuesi i Argjentinës, Leo Messi ka qenë shumë i dëshpëruar pas humbjes nga Kili në finale të Kupës së Amerikës.

BeIN Sport shkruan se Messi ka refuzuar të pranoj çmimin si lojtari më i mirë i turneut, pasi nuk beson se kjo ishte diçka e drejtë edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar nga zyrtarët e Kupës së Amerikës.

Kjo nuk është hera e parë që Messi refuzon një çmim gjatë Kupës së Amerikës, pasi të njëjtën gjë e bëri edhe pas barazimit 2:2 në ndeshjen e parë kundër Paraguait, ku nuk pranoi të marr çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Kujtojmë se Messi vitin e kaluar kishte marrë çmimin si lojtari më i mirë i Kupës së Botës dhe kjo do të kishte qenë një mundësi e mirë për të që kompletonte të gjithë titujt e mundshëm personal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat