Skënderbeu, ndeshja e parë europiane në shtëpi

Sporti

Skënderbeu, ndeshja e parë europiane në shtëpi

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 09:00

Në pritje për të mësuar kundërshtarin, Skënderbeu njihet me detajet e ndeshjes së parë të UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë do ta luajnë sfidën e parë në datën 14 Korrik në stadiumin “Skënderbeu” të qytetit të Korçës. Sipas një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të Skënderbeut në Facebook, ndeshja e parë do të luhet në vendin tonë dhe pas pak ditësh do të dalin në treg edhe çmimet e biletave për sfidën e parë europiane të 6 herë kampionëve të vendit.

Skuadra e Mirel Josës nuk e ka mësuar ende emrin e kundërshtarit. Përballë korçarëve do të luajnë irlandezo-veriorët e Crusaders ose estonezët e Levadia Talin, të cilët duhet të konsumojnë edhe raundin e kthimit për të caktuar ekipin që do të shkojë me tej. 90 minutëshi i parë i luajtur në Irlandën e Veriut përfundoi në barazim 0-0 dhe takimi i kthimit do të zhvillohet në datën 7 Korrik në Tallin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat