Dardan Rexhepi zëvendësues në fitoren e Hacken-it

Sporti

Dardan Rexhepi zëvendësues në fitoren e Hacken-it

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2015 Në ora: 19:27

Futbollisti shqiptar, Dardan Rexhepi, u inkuadrua në minutën e 65-të për Hacken-in, e cila para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 3:2 kundër Helsingborg-ut. Rexhepi për 25 minutat e fundit dëshmoi lojë të mirë dhe ia dolën të fitojnë tri pikë. Astrit Ajdareviqi u paraqit në tetë minutat e fundit për Helsingborg-un, por mbeten pa pikë. Pas javës së 14-të në elitën suedeze, Hacken zënë vendin e shtatë me 19 pikë, një më shumë se Helsingborg që mban pozitën e tetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat