Andre Greipel fiton etapën, Cancellara vishet verdhë

Sporti

Andre Greipel fiton etapën, Cancellara vishet verdhë

Nga: Fazli BERISHA Më: 5 korrik 2015 Në ora: 18:25

Çiklizëm: Tour de France - edicioni i 102-të-etapa e 2-të
Ka vazhduar gara në etapën e dytë në shtegun Ultrecht- Zelande të gjatë 166 kilometra, e fundit në tokën holandeze sepse etapa e tretë nis nga Belgjika. Në këtë shteg që ishte i sheshtë në një garë shumë të fortë, çiklistët rivalizuan me një shpejtësi deri në 57 km/h. Fituesi i edicionit të kaluar Vincezo Nibali me gjithë shfryrjen e gomës në biçikletë arriti të ndërrojë dhe të zë pelotonin.

Lufta është zhvilluar ndërmjet grupit të parë Contador, Greipel, Cancellara, Froome, Quintana, Cavendish, dhe Nibali. Si do që të jetë pas një finishi tejet dramatik çiklisti gjerman Andre Greipel ngadhënjeu me kohën prej 03h29’03 në shtegun e gjatë 166 kilometra, duke lënë kështu sllovakun Peter Sgana në vendin e dytë dhe zviceranin Fabian Cancellara në vendin e e tretë por ky i fundit mori kryesimin pasi ka kohë të përgjithshme prej 03h 44' 01''. Fabian Cancellara si lider bartë fanellën e verdhë, ndërsa Andre Greipel fanellën e gjelbër me 75 pikë. Fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë Tom Dumoulin me kohë prej 03h 44' 07''. Ndërkaq fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv e bartë Michal Kwiatkowski.

Çiklistët të hënën zhvillojnë garë për etapë e 3-të në shtegun Anvers - Huy të gjatë 159 kilometra. Pas dy etapave në Holandë pelotoni i çiklistëve në etapën e tretë niset nga porti i Belgjikës Antwerp pikërisht nga qyteti Anvers, qytet ky me 507 mijë banorë me shumësinë kapital dhe tregti multi-laike, qyteti ky që më 1920 ka qenë mikpritës i Lojërave Olimpike 1920. Më 1954 ishte përherë të parë priti Tour de France.

Qyteti njihet për specialitetet: çokollatë, De KONINCK birrë, eliksiri d'Anversws, Tortë kafe(koffiekoeken) me një ekonomi të anijeve, diamante, modës. Vend i kulturës dhe festivaleve. Në fund të garës çiklistët mbarojnë në qytetin Huy, i cili mban një vend të rëndësishëm në historinë e çiklizmit. Qyteti ka 22.500 banorë dhe ka një turizëm ku mijëra vizitorë kemi sidomos në pranverë. Ka një central bërthamor Tihange ku ndihmon ekonominë. Çiklizmi dhe futbolli janë dy sporte. Kultura njihet për Festivalet shtatëvjeçare, Festivalin botëror të CA Jazz à Huy (korrik), Festivali Artit d' de Huy (muzikë Botërore, gusht).

Rendtija e etapës së 2-të
1. Andre Greipel (GER) Lotto-Soudal 03h 29' 03''
2. Peter Sagan (SVK) Tinkoff-Saxo 03h 29' 03''
3. Fabian Cancellara (SUI)trek f. Racing 03h 29' 03''
4. Mark Cavendish (GBR) Etixx-Quick 03h 29' 03''
5. Daniel Aoss (ITA) BMC Racing 03h 29' 03''
6. Greg Van avermaet (BEL) BMC Racing Team 03h 29' 03''
7. Cristopher Froome (GBR) Team Sk 03h 29' 03''
8. Tom Dumoulin Tom (NED) Giant-Alpecin 03h 29' 03''
9. Tony Martin (GER) Etixx-Quick Step 03h 29' 03''
10.Warren Barguil (FRA) Giant-Alpecin 03h 29' 03''

Renditja e përgjithshme
1. Fabian Cancellara (SUI) Trek F. Racing 03h 44' 01''
2. Tony Martin (GER) Etixx-Quick Step 03h 44' 04''
3. Tom Dumoulin (NED) Giant-Alpecin 03h 44' 07''
4. Peter Sagan (SVK) Tinkoff-Saxo 03h 44' 34''
5. Geraint Thomas (GBR) Team Sky 03h 44' 36''
6. Daniel Oss (ITA) BMC Racing 03h 44' 43''
7. Rigoberto Uran Uran (COL) Etixx-Quick Step 03h 44' 43''
8. Tejay Van Garderen (USA) BMC Racing 03h 44' 45''
9. Greg Van Avermaet (BEL) BMC Racing 03h 44' 49''
10. Christopher Froome (GBR) Team Sky 03h 44' 49

Renditja ekipore
1. ABMC Racing Team (USA) 11h 13' 27''
2. Etixx-Quick Step (BEL) 11h 13' 31''
3. Team Sky (GBR) 11h 14' 18''
4. Tinkoff-Saxo (RUS) 11h 14' 31''
5. Team Giant-Alpecin (GER) 11h 15' 17''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat