Zeneli asistoi në barazimin e Elfsborgut

Sporti

Zeneli asistoi në barazimin e Elfsborgut

Nga: K.Goca Më: 5 korrik 2015 Në ora: 17:23

Futbollisti shqiptar, Arbër Zeneli, u paraqit standard për ekipin e Elfsborgut, e cila si mysafir barazoi me rezultat 2:2 ndaj Falkenbergs-ut, në ndeshjen e javës së 14-të të elitës suedeze. Zeneli ka asistuar në golin që shënoi Rohden në minutën e 45+1. Prodell në minutën e 52-të shënoi golin tjetër për Elfsborgun, kurse për vendasit realizuan: Svensson (55’) e Karlsson (59’). Elfsborg renditet në vend të tretë me 28 pikë, kurse Falkenbergs i 12-ti me 13 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat