Kolshi: Jam gati për ta ndihmuar Feronikelin

Sporti

Kolshi: Jam gati për ta ndihmuar Feronikelin

Nga: K.G. Më: 5 korrik 2015 Në ora: 16:46

Portieri Granit Kolshi, është i lumtur që ka vazhduar kontratën me kampionin e ri dhe fituesin e Kupës së Kosovës, Feronikeli nga Drenasi. “Sot vazhdova kontratën time me KF Feronikelin për të gjashtin vit me radhë. I falënderoj kryesinë, tifozët e Feronikelit dhe qytetarët e Drenasit për përkrahjen e vazhdueshme dhe për besimin që ju e kishit dhe vazhdoni ta keni për mua. Unë jam gati për ta ndihmuar klubin e Feronikelit dhe që ti përsërisim sukseset e vitit që lamë pas”, shkruan Kolshi në facebokun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat