Gashi i Istogut!

Sporti

Gashi i Istogut!

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 16:03

Dugagjin Gashi largohet nga Besa e Pejës dhe përfundimisht i bashkohet skuadrës së Istogut. Drejtuesit e Istogut e vlerësojnë futbollistin si përforcim të madh. “Istogu ka arritur të ia marr Besës njërin prej futbollistëve më të mirë që kanë pasur pasluftës. Bëhet fjalë për mesfushorin Gashi. Ai nënshkroi kontratë njëvjeçare me klubin. 29-vjeçari me përvojën e madhe që ka sigurisht që do ti ndihmojë shumë skuadrës sonë, e në veçanti mesfushës”, thuhet nga klubi. “Mi kanë ofruar kushtet e mira dhe unë kam pranuar. Arsyeja kryesore pse unë nënshkrova me Istogun është trajneri Genc Hoxha i cili më ka thirrur që ti bashkohem Istogut. E falënderoi Besën për gjithçka”, tha mes të tjera Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat