Anglia, e bronztë në Kampionatin Botëror

Sporti

Anglia, e bronztë në Kampionatin Botëror

Nga: K.G. Më: 5 korrik 2015 Në ora: 14:47

Kombëtarja e Anglisë në konkurrencën e femrave është renditur në vend të tretë në Kampionatin Botëror në futboll, që u mbajt në Kanada. Anglezet pas 120 minutave shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Gjermanisë. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 0:0, por pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta Fara Williams nga penalltia realizoi golin e fitores pikërisht në minutën e 108-të. Anglia stoliset me medalje të bronztë, që është një sukses i madh i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat