Gotze ka nevojë për të luajtur

Sporti

Gotze ka nevojë për të luajtur

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 13:04

U konsiderua si ‘Messi gjerman’, dhe ishte duke shkuar në ata hapa sa ishte në Dortmund, por Mario Gotze ka dështuar te Bayern Munich.

Mesfushori i talentuar gjerman nuk po gjen hapësirat e duhura në ekipin e parë të Pep Guardiolës, dhe ky fakt po e ‘mbyt’ menaxherin e tij Folker Schtrut.

“Natyrisht, do të doja që Mario të luante më shumë dhe klubi ta mbështeste më shumë. Nëse kjo do të ndodhte, ai do të arrinte të shprehej më mirë dhe të tregonte se është ndër futbollistët më të mirë në botë”.

“Gotze ka qenë i dëshpëruar dhe natyrisht, pyet veten pse qëndron në stol. Kjo gjë ia shton presionin, sepse të gjithë kanë pritur shumë prej tij. Ai thjesht ka nevojë të luajë më shumë”, ka thënë Schtrut.

Gotze mund të largohet nga kampionët e Gjermanisë me destinacion Ligen Premier, ku skuadra si Arsenal, Manchester United, Liverpool e City janë duke e pritur me krah hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat