Xhaka nesër në Gjakovë

Sporti

Xhaka nesër në Gjakovë

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 12:42

Futbollisti Granit Xhaka i shoqëruar nga babai i tij, Ragipi, në pasditen e së hënës do të vizitojë për herë të dytë Gjakovën, ku ai do të ndajë donacionin e planifikuar për KF Vëllaznimi, duke e vazhduar kësisoj traditën e përkrahjes së klubeve të Kosovës pas ndihmës që më herët i ka dhënë FC Prishtinës, KF Ferronikelit, KF Kosovës, KF Trepçës, KF Llapit dhe shume klubeve e individëve tjerë për çështje bamirësie. Gjatë qëndrimit në Gjakovë Ragip e Granit Xhaka do të shoqërohen nga e para e komunës znj. Mimoza Kusari dhe bashkë punëtorët e saj si dhe drejtuesit e KF Vëllaznimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat