Sot dita vendimtare për Shaqirin

Sporti

Sot dita vendimtare për Shaqirin

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 12:29

Xherdan Shaqiri është duke pritur që të takohet me trajnerin Roberto Mancini për ta vendosur të ardhmen e tij.

Mediat italiane kanë shkruar se ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, do të ketë sot një takim me trajnerin e Interit, Roberto Mancini, për të vendosur nëse do të qëndroj në Inter apo do të largohet.

Oferta më serioze deri më tani për Shaqirin ka ardhur nga Stoke City, që ka ofruar 17 milionë euro por ende nuk i ka kthyer përgjigje lojtarit klubit anglez.

Ai është duke pritur skuadrat si Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspurs që kanë treguar interesim për 23-vjeçarin.

Gjatë ditës së sodit megjithatë do të vendos Roberto Mancini nëse do ta mbajë edhe më tej Shaqirin në skuadër apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat