Sadiku dy gola, luajtën edhe Gjimshiti e Kukeli!

Sporti

Sadiku dy gola, luajtën edhe Gjimshiti e Kukeli!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2015 Në ora: 12:02

Armando Sadiku dëshmoi klasin e një sulmuesit të spikatur në fanellën e skuadrës së Zurich-ut, e cila në miqësore e deklasoi me rezultat 4:0 Wil-in. Sadiku luajti në 45 minutat e dytë, por i mjaftuan që të shënoi dy gola në minutën e 49-të dhe të 70-të, kurse gola të tjerë i realizua: Chikhaoui (41’) e Rikan (55’-nga penalltia). Berat Gjimshiti luajti në 45 minutat e parë, kurse Burim Kukeli u aktivizua në pjesën e dytë dhe të tre shqiptarët bënë paraqitje të mirë. Zurich deri më tash po dëshmon lojëra të mira në miqësore, kurse Sadiku ka realizuar deri më tani tri gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat