Begovic mund t’i bashkohet Unitedit

Sporti

Begovic mund t’i bashkohet Unitedit

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 10:47

Edhe pse u flit shumë se portieri boshnjak Asmir Begovic është pranë Chelseat, një gjë e tillë si duket nuk do të ndodhë.

Shkrimet e fundit që vijnë nga Anglia tregojnë për një interesim të madh të Manchester United për portierin boshnjak.

Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, United tani është favorit për t’i siguruar shërbimet e anëtarit të Stoke City.

Kanë mjaftuar tetë milionë funte të ofruar nga United që Stoke të mbetet e kënaqur me ofertën dhe i ka dhënë leje portierit të diskutoj për kushtet personale.

Tani mbetet të shihet nëse Chelsea do ta rrisë ofertën e saj për t’ia rrëmbyer Begovicin, Unitedit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat