Jimenez: Dua të luaj më shumë

Sporti

Jimenez: Dua të luaj më shumë

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 09:38

Sulmuesi i Atletico Madridit, Raul Jimenez, thotë se është i lumtur në Vicente Calderon, përkundër se nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme në skuadër.

Meksikani u transferua në kryeqytetin spanjoll në verën e kaluar, mirëpo mbeti prapa Antoine Griezmann, Mario Mandzukic e Fernando Torres, në përzgjedhjet e trajnerit.

“Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, jam lojtar i Atletico Madridit. Jam shumë i lumtur këtu ku jam dhe dua të siguroj më shumë kohë për të luajtur”.

“Jam i sigurt se gradualisht do të vijë (minutazhi) dhe mund të siguroj një vend të përhershëm (në formacionin startues)”.

“Tash jam në pushime dhe kur të kthehem në Madrid do të mësoj më shumë për të ardhmen tim”, ka deklaruar Jimenez për La Verdad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat