Martino: Argjentina duhej të fitonte

Sporti

Martino: Argjentina duhej të fitonte

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 08:34

Përzgjedhësi i Argjentinës, Gerardo Martino, thotë se skuadra e tij nuk pati fat ndaj Kilit në finalen e Kupës së Amerikës.

Albicelestët ishin më të dobët se nikoqirët në penalti, derisa 120 minutat përfunduan pa gola.

“Nuk luajtëm siç bëjmë zakonisht, e as Kili nuk luajti si luan përherë. Të dyja skuadrat patën më shumë sukses në neutralizimin e njëri-tjetrit sesa në krijimin e rasteve”.

“Argjentina nuk krijoi sa duhej, ndërsa as Kili nuk krijoi sa duhej. Luajtëm ndaj skuadrës që ka shënuar më së shumti gola dhe ata nuk krijuan shanse”.

“Është reciproke. Prandaj nuk është e drejtë të pyesim pse Argjentina nuk luajti si luan zakonisht nëse nuk pyesim edhe pse Kili nuk luajti si luan zakonisht”.

“Respekti im për Kilin ka qenë nga dita e parë, por nëse më pyesni për ndeshjen finale, besoj se Argjentina duhej të fitonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat