Vidal, Reali ka arritur marrëveshjen me lojtarin

Sporti

Vidal, Reali ka arritur marrëveshjen me lojtarin

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 23:43

Arturo Vidal ka arritur marrëveshjen me Realin e Madridit që tashmë duhet të gjejë gjuhën e përbashkët edhe me Juventusin.

Lajmin e bën të ditur gazeta spanjolle “La Tercera” që shpjegon se transferimi i tij në Spanjë është vetëm çështje kohe. Kontrata e Vidal me skuadrën “Los Blancos” parashikon bashkëpunimin 5-vjeçar mes palëve por shifrat nuk bëhen ende të ditura. Gazeta kiliane shkon edhe më tej duke theksuar se bisedimet janë në rrugë të mbarë edhe me klubin bardhezi që është gati ta lejë të lirë mesfushorin pas një sezoni jo shumë bindës. Gjithsesi, në realitet situata është disi ndryshe pasi Beppe Marotta ka qenë përherë kundër largimit të lojtarit.

Ai është shprehur disa herë se Juventusi nuk ka marrë ende asnjë ofertë por edhe nëse ndodh një gjë e tillë, presidenti Agnelli nuk ka ndërmend të heqë dorë nga “Mbreti Arturo”. Me përfundimin e Kupës së Amerikës, Vidal do të shijojë pushimet, por me rikthimin e tij në fushën e blertë për fazën përgatitore pikat mbi “i” do të jenë vendosur dhe 28-vjeçari mund të nisë një aventurë të re larg Torinos, me një prej klubeve më të titulluar të planetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat